Meta AI “fut hundët” në mesazhet direkte të Instagram

Lëvizja nuk është aspak surprizë. Meta zbuloi Meta AI në Shtator të 2023 dhe që atëherë ka punuar për të sjellë chatbotin në shërbime dhe produkte si Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Ditën e Premte përdoruesit në ueb të Instagram vunë re një risi: Meta AI, chatbotin me inteligjencë artificiale të kompanisë e cila mund tu përgjigjet pyetjeve, të shkruajë poezi apo të gjenerojë imazhe bazuar në një kërkesë me tekst.

Lëvizja nuk është aspak surprizë. Meta zbuloi Meta AI në Shtator të 2023 dhe që atëherë ka punuar për të sjellë chatbotin në shërbime dhe produkte si Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Integrimi i Meta AI në Instagram nuk përbën aspak çudi.

Kompania tha për TechCrunch dhe integrimi është në fazë eksperimentale dhe jo ë gjithë përdoruesit mund të kenë qasje në të.

Duke klikuar mbi ikonën e chabotit, një fushë bisede shfaqet sikur të ishit duke folur me një person tjetër në Instagram. Përdoruesit mund ti bëjnë pyetje, të gjenerojnë imazhe dhe të kërkojnë sugjerime për titujt kryesorë lajmesh.

Menuja hamburger e chatbotit shfaq një listë veprimesh që mund të bëni. Për se ju nevojitet një chatbot AI në Instagram? Këtë vetëm e ardhmja do ta provojë.