Meta fillon integrimin e Threads me Mastodon dhe rrjetet e tjera sociale të decentralizuara

Fillimisht nuk u bë e qartë sesi e gjitha kjo do të funksiononte apo sesa përmbajtje të Threads do të bëhen të disponueshme në Mastodon dhe shërbime të tjera.

Kur Threads debutoi në Verë një prej aspekteve më intriguese të aplikacionet ishte se shërbimi premtonte mbështetjen e ActivityPub, protokollit open-source që fuqizon Mastodon dhe platformat e tjera të decentralizuara të medias sociale.

Megjithatë në momentin e njoftimit kishte shumë paqartësi sesi ky ndërveprim do të funksiononte dhe sa e përkushtuar ishte Meta ndaj këtij premtimi.

Tani Meta ka marrë hapat e parë për ta bërë Threads të përshtatshëm me fediverse. Një testim i ri do të bëjë disa përmbajtje të Threads të disponueshme në Mastodon dhe aplikacione të tjera për herë të parë tha Mark Zuckerberg përmes një postimi në Threads.

Fillimisht nuk u bë e qartë sesi e gjitha kjo do të funksiononte apo sesa përmbajtje të Threads do të bëhen të disponueshme në Mastodon dhe shërbime të tjera.

Por kompania më përpara ka ofruar verifikimin e profilit Threads në Mastodon, prandaj Meta duhet të ketë informacion sesa përdorues të Threads janë gjithashtu aktivë në fediverse.

Testimi është shenja më e fundit e vrullit në rritje të mediave sociale të decentralizuara, të cilat mbështetësit thonë se mund të transformojnë mënyrën se si ne ndërveprojmë në internet.

Për shkak se platformat e decentralizuara si Mastodon mbështeten në protokolle dhe jo në platformën e një kompanie të vetme si ActivityPub, do të thotë që njerëzit janë në gjendje të ndërveprojnë me një shumëllojshmëri më të gjerë të përmbajtjes në më shumë vende.