Meta kufizon përmbajtjet politike në Instagram dhe Threads

Sipas Meta, përmbajtje politike konsiderohet çdo gjë që përmend qeverinë, zgjedhjet apo tema sociale të cilat prekin grup njerëzish.

Marrëdhënia e Meta me përmbajtjet politike në platformat e saj ka qenë burim situatash mjaft kontroverse në të kaluarën dhe së fundi platforma është akuzuar për promovimin e materialeve të cilat ngacmonin përdoruesit.

Së fundi është përpjekur të distancohet nga ky reputacion duke ju dhënë përdoruesve më shumë kontroll siç është bllokimi i përmbajtjeve politike në Threads dhe Instagram.

Sipas Meta, përmbajtje politike konsiderohet çdo gjë që përmend qeverinë, zgjedhjet apo tema sociale të cilat prekin grup njerëzish.

Opsioni për ti kufizuar vetes qasjen në përmbajtje politike për përdoruesit po lançohet, dhe funksionaliteti vjen i aktivizuar.

Ky opsion ishte paralajmëruar që prej muajit Shkurt. Për të kontrolluar nëse është i aktivizuar për ju, shkoni në Settings në aplikacionin Instagram dhe nën kategorinë Suggested Content do të vini re një tab quajtur Political Content.

Prej aty mund të zgjidhni nëse dëshironi të kufizoni ose jo përmbajtjet politike nga llogari që nuk i ndiqni.