Meteori ndriçon qiellin e Turqisë (Video)

Një meteor është filmuar nga një kamera amatore duke kaluar mbi qiellin e Turqisë gjatë natës.

Meteori, i cili shihet duke ndriçuar qiellin, kaloi mbi qytetin Erzurum në lindje të vendit, por edhe në qytete të tjera pranë.

Në videon spektakolare shihet se si retë marrin një ngjyrë të gjelbër nga kalimi i meteorit që hyri në atmosferën e Tokës.