Metroja e Londrës thërret udhëtarët të ruajnë shikimin

Posterat më të ri në Metronë (Underground-in) e Londrës paralajmërojnë udhëtarët për të ruajtur shikimin apo të mos ekspozohen pasi këto mund të jenë si shkaktare të ngacmimeve seksuale.

Ky aktivitet është si metodë për të parandaluar sulmet e këtij lloji në metronë Londineze thuhet nga Transporti Për Londrën (TfL).

Ndër posterët e ndryshëm që janë parë këto ditë në metronë e Londrës janë ato që theksojnë se “shikimi” dhe “prekja” janë ndër gjërat më shqetësuese përveq tjerash gjatë udhëtimit në metro.

“Shikimi bezdisësh i natyrës seksuale konsiderohet ngacmim dhe nuk tolerohet”, thuhet në poster.
Aty gjithashtu ofrohet një numër kontaktues për lajmërimin e ngacmimeve seksuale në Metro.
Kjo fushatë nga Metroja e Londrës përngjan me thirrjet e teksteve Islame ku besimtarët udhëzohen që t’i ruajnë shikimet e tyre.

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre…” En Nur 30, 31, Kuran.