MI5: Sulmi ne Manchester mund te parandalohej

Agjensia britanike e Inteligjencës, MI5-ta, do të nisë një hetim për mënyrën se janë trajtuar paralajmërimet e publikut, se kamikazi i Mançesterit, Salman Abedi, ishte një kërcënim terrorist .

Zyrtarët  kanë pranuar se shërbimi i sigurisë do të shqyrtojë se çfarë supozimesh janë bërë rreth 22-vjeçarit përpara sulmit të së hënës së kaluar.

Agjencia për luftën kundër terrorizmit është duke u përballur me një sërë kritikash, pasi është zbuluar se Salman Abedi u kishte thënë miqve të tij se “nuk ka asgjë të keqe të jesh kamikaz”, deklaratë kjo që ishte raportuar përmes linjës telefonike tek agjencia qeveritare kundër terrorizmit.

Burime për “The Telegraph” kanë bërë të ditur se autoritetet ishin paralajmëruar të paktën pesë herë, për Abedin gjatë pesë viteve të fundit. /zhurnal.mk/