Michel: Sulmet me raketa në Kiev janë ‘krime lufte’

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dënoi “sulmet e tmerrshme” të Rusisë ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera në Ukrainë.

“Këto sulme pa dallim ndaj civilëve janë krime lufte,” shkroi Michel në Twitter.

”Sulmet me raketa tregojnë dëshpërimin e Kremlinit në luftën e tyre kundër Ukrainës”, theksoi ai.

”Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbajtur përgjegjës regjimin rus. G7 do të diskutojë sulmet e fundit raketore”, shtoi ai. /atsh