Ballina Arritje Teknologji Microsoft 365 rikthehet online pas një ndërprerje madhore

Microsoft 365 rikthehet online pas një ndërprerje madhore

Platforma Azure e gjigantit të teknologjisë tha se problemi erdhi nga një konflikt i krijuar mes shërbimeve të Microsoft dhe rrjetit të operatorit Amerikan të telekomunikacionit AT&T.

Microsoft tha se suita e saj e softuerit të produktivitetit ku përfshihen Word, Execel dhe Teams, janë rikuperuar pas një ndërprerje që preku mijëra përdorues ditën e Enjte.

Në rrjetin social X Microsoft tha se problemi është zgjidhur tashmë. Sipas kompanisë një ndryshim nga një ISP e huaj shkaktoi problemet. Ndërprerja erdhi dy muaj pasi një softuer problematik nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje Windows duke rrëzuar operacionet e qindra kompanive në industri të ndryshme.

Platforma Azure e gjigantit të teknologjisë tha se problemi erdhi nga një konflikt i krijuar mes shërbimeve të Microsoft dhe rrjetit të operatorit Amerikan të telekomunikacionit AT&T.

DownDetector tha se 90 mijë raportime mbërritën në pak minuta për shërbimet si Azure, Teams, Xbox, Bing, Microsoft Store dhe shërbime të tjera të kompanisë.

Platforma, e cila gjurmon ndërprerjet duke renditur raportet e statusit nga një numër burimesh, duke përfshirë gabimet e paraqitura nga përdoruesit në platformën e saj, tha se ndërprerja duket se po prekte edhe kompani të tjera.