Microsoft Copilot, asistenti me inteligjencë artificiale për Windows, vjen më 26 Shtator

Microsoft prezantoi Copilot AI i cili ekziston në forma të ndryshme në shfletuesin Edge, Microsoft 365 dhe Windows por tani do të integrohet si një asistent gjenerues AI në të gjitha produktet e Microsoft nga PowerPoint tek Teams.

Pavarësisht se është një eveniment i cili ka në vëmendje kryesisht harduerët Surface, Microsoft shpenzoi kohë duke folur për inteligjencën artificiale ditën Enjte.

Microsoft prezantoi Copilot AI i cili ekziston në forma të ndryshme në shfletuesin Edge, Microsoft 365 dhe Windows por tani do të integrohet si një asistent gjenerues AI në të gjitha produktet e Microsoft nga PowerPoint tek Teams.

“Besojmë se Copilot do të ndryshojë fundamentalisht marrëdhënien tonë me teknologjinë por edhe mënyrën sesi përdorim kompjuterët,” tha Nadella.

Ai elaboroi edhe mënyrën sesi Copilot do të shfrytëzojë të dhënat e punës dhe inteligjencën për të personalizuar eksperiencën por edhe përgjigjur nevojave të përdoruesit.

Një shembull që u tregua ishte Copilot duke tërhequr të dhëna nga telefoni në laptop. Përdoruesit mund ti kërkojnë Copilot të gjejë informacion rreth fluturimeve tuaja të cilat i merr nga mesazhe në telefon ose historikun e Bing Chat.

Asistenti AI do të ofrojë disa funksionalitete siç i kemi parë në platformat rivale duke të mundur të bëjë blerje bazuar në një foto ose të bëjë përmbledhje përmbajtjesh. Për më tepër Bing Image Creator do të kalojë në modelin e ri DALL-E 3 së shpejti.

Shembuj të tjerë të veprimeve që Copilot mund të bëjë ishin organizimi i dritareve në desktop, gjenerimi i listave të luajtjes së Spotify, heqjen e sfondeve nga fotot.

Debutimi i Copilot në Windows do të vijë si pjesë e një përditësimi të ri për Windows 11 më 26 Shtator.