Microsoft dhe Meta akuzojnë Apple se po bën “lojëra” me App Store

Apple nuk komentoi deklaratat, as vendimin e gjykatës federale në Oakland të Kalifornisë.

Meta Platforms, Microsoft dhe X ju bashkuan ditën e Mërkure krijuesit të video lojës “Fortnite,” Epic Games për të protestuar veprimet e Apple për të cilat thonë se kompania ka dështuar ti përmbahet një vendimi gjykate në lidhje me menaxhimin e pagesave në App Store.

Kompanitë teknologjike, të cilat zhvillojnë disa prej aplikacioneve më popullore në App Store, thanë se Apple ishte në shkelje të hapur të vendimit të Shtatorit 2021 duke e bërë më të vështirë për konsumatorët të kenë qasje në mjete më pak të kushtueshme pagesash për përmbajtjet dixhitale.

Apple nuk komentoi deklaratat, as vendimin e gjykatës federale në Oakland të Kalifornisë.

Më 16 Janar kompania pretendon se është në zbatim të plotë të vendimit por në të njëjtën kohë tha se do të mbronte konsumatorët dhe integritetin e ekosistemit të Apple.

Epic paditi Apple në gjykatës në 2020-ën duke thënë se ka shkelur ligjet e konkurrencës duke ju kërkuar konsumatorët të blejnë aplikacione vetëm përmes App Store dhe tarifuar zhvilluesit e tyre me 30 përqind komision për çdo blerje.

Vendimi i gjykatës thoshte se Apple duhet të lejojë zhvilluesit të ofrojnë lidhje dhe butona që drejtojnë konsumatorët në opsione alternative pagesash.