Microsoft do të investojë 10 miliardë dollarë në krijuesin e ChatGPT

Nuk është e qartë nëse marrëveshja është finalizuar por plani ishte që të arrihej në fund të 2022.

Microsoft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në OpenAI, startupi pas mjetit shumë popullor të inteligjencës artificiale ChatGPT sipas një raporti nga Semafor.

Marrëveshja është pjesë e një raundi investimesh së bashku me investitorë të tjerë që do të vlerësonte OpenAI me 29 miliardë dollarë.

Nuk është e qartë nëse marrëveshja është finalizuar por plani ishte që të arrihej në fund të 2022.

Microsoft do të marrë 75% të fitimeve të OpenAI derisa të fitojë paratë e investuara dhe më pas kompania do të ketë 49% të aksioneve. Microsoft dhe OpenAI nuk kanë komentuar raportin.

Prej disa javësh e gjithë bota e teknologjisë ka folur për ChatGPT. Mjeti është një model i përpunimit natyral të gjuhës dizajnuar për të gjeneruar tekst që duket sikur një njeri ta ketë shkruar.

Modeli AI, një variant i GPT-3, është përdorur për çdo gjë nga shkrimi i kodit tek eseve për shkollat. Një investim i tillë në ChatGPT do të ndihmonte Microsoft me përpjekjet për të konkurruar në tregun e kërkimit në ueb dominuar nga Google.

Motori i kërkimit të kompanisë Bing ka vetëm një përqindje të vogël dhe ChatGPT-n Microsoft e sheh si një mënyrë për të konkurruar me Google.

OpenAI u themeluar nga sipërmarrësi i Luginës së Silikonit Sam Altman në 2015-ën ndërsa lançoi ChatGPT në fund të Nëntorit. /PCWorld Albanian