Microsoft eliminon mundësinë e fundit për të marrë falas një licencë të Windows 10

Kur debutoi Windows 10, Microsoft ofroi 1 vit kohë për të kaluar nga Windows 7 dhe Windows 8 në versionin e fundit të Windows falas.

Microsoft ka mbyllur një prej dyerve të ngelura hapura që lejonin përditësimin falas në Windows 10 dhe Windows 11. Nëse keni një kompjuter Windows 7 ose Windows 8, tashmë duhet të blini një licencë për të kaluar në sistemin më të fundit operativ të Microsoft.

“Përditësimi falas për Windows 10-ën përfundoi më 29 Korrik 2016,” thotë Microsoft përmes një postimi në blog bërë më 20 Shtator.

“Rruga e instalimit të Windows 7 dhe 8 falas është mbyllur gjithashtu. Kalimet në Windows 11 nga Windows 10 është ende falas.”

Kur debutoi Windows 10, Microsoft ofroi 1 vit kohë për të kaluar nga Windows 7 dhe Windows 8 në versionin e fundit të Windows falas.

Ajo që Microsoft nuk qartësoi ishte fakti se kalimi falas në Windows 10 nga Windows 7/8 nuk ishte hequr. Përdoruesit mund të instalonin ende Windows 10-ën falas në kompjuterët e tyre të vjetër.

Tashmë kjo rrugë është mbyllur përgjithnjë.