Microsoft heq WordPad nga Windows pas 30 vitesh

Lajmet për largimin e WordPad vinë vetëm një ditë pasi Microsoft zbuloi se ka përditësuar Notepad me funksionalitete si ruajtja automatike dhe rikthimi automatik i tabeve.

Microsoft nuk do të përditësojë më WordPad dhe planifikon të heqë aplikacionin nga debutimet e ardhshme të Windows.

Gjiganti i softuerit do të rekomandojë përdorimin e Microsoft Word, aplikacionin me pagesë i cili është i pasuruar me më shumë funksionalitete sesa WordPad dhe vjen si pjesë e Windows që prej Windows 95.

“WordPad nuk do të përditësohet më dhe do të hiqet nga debutimet e ardhshme të Windows,” tha Microsoft ditën e Premte. “Ne rekomandojmë Microsoft Word për dokumentet me tekst si .doc dhe .rtf dhe Windows Notepad për dokumentet si .txt.”

Lajmet për largimin e WordPad vinë vetëm një ditë pasi Microsoft zbuloi se ka përditësuar Notepad me funksionalitete si ruajtja automatike dhe rikthimi automatik i tabeve.

Microsoft përditësoi Windows Notepad në 2018-ën për herë të parë ndër vite dhe shtoi tabet në versionin e tij për Windows 11.

Nga ana tjetër WordPad nuk ka marrë të njëjtën vëmendje ndërsa që prej Windows 8 nuk ka pasur asnjë shtesë të re.