Microsoft i hutoi të gjithë: Këta procesorë mbështesin Windows 11

Microsoft e përditësoi dokumentacionin zyrtar me listën e procesorëve të mbështetur për Windows 11.

Dokumentacioni u mundëson përdoruesve të shohin se cilët procesorë mund ta drejtojnë Windows 11 – pa pasur nevojë të përdorin “truke” apo zgjidhje jozyrtare për të kaluar kushtet e sistemit.

Përditësimi i fundit, megjithatë, e bëri situatën mjaft konfuz. Në vend që të listoheshin direkt procesorët e mbështetur (si më parë), dokumentacioni tani tregon vetëm seritë e procesorëve – për shembull “Intel Core i7 (gjenerata 14)“ ose “Intel Core 7000X Series”.

Kjo do të thotë se disa procesorë që më parë dihej se janë të mbështetur ndoshta nuk shfaqen më qartë, ndërsa në të njëjtën kohë mund të përfshihen procesorë që nuk janë zyrtarisht të pajtueshëm me

Interesante: ky “trajtim i ri” është përdorur vetëm për procesorët Intel.

Për procesorët nga AMD dhe Qualcomm, lista vazhdon të përmendë çdo model të mbështetur, si më parë.