Microsoft lançon dy funksionalitete të reja AI në Teams

Microsoft prej kohësh ka ofruar një varietet sfondesh, por ky funksionalitet dekorimi aplikohet mbi dhomën ku gjendeni njëlloj siç aplikohen filtrat e realitetit të shtuar në Snapchat.

Microsoft shtoi dy funksionalitete të reja në Teams bazuar në inteligjencë artificiale dhe që përmirësojnë zërin dhe uebkamerën.

Një funksionalitet i ri quajtur “decorate your background” po vjen në Microsoft Teams Premium në fillim të 2024 dhe përdor inteligjencën artificiale gjeneruese për të pastruar dhe zëvendësuar rrëmujën në sfond gjatë një video thirrjeje.

Microsoft prej kohësh ka ofruar një varietet sfondesh, por ky funksionalitet dekorimi aplikohet mbi dhomën ku gjendeni njëlloj siç aplikohen filtrat e realitetit të shtuar në Snapchat.

Madje mund të shtojë lule, drita apo objekte në sfond. Për të parë sesi funksionon mund të shikoni imazhin GIF të vendosur mposhtë.

Së fundi Microsoft do të shtojë izolimin zanor në Teams në fund të vitit. Në mënyrë automatike Teams do të njohë zërin tuaj dhe të eliminojë zhurmat e tjera në mënyrë që komunikimi të jetë sa më i qetë.

Megjithatë, këto nuk janë veçoritë e vetme të fuqizuara nga AI në Teams. Microsoft po përmirëson gjithashtu Copilot në Microsoft Teams, duke lejuar takime pa veçorinë e tij të transkriptimit, një asistent shkrimi për mesazhet dhe aftësinë për të përmbledhur takimet.