Microsoft largon qindra punonjës

POLAND - 2021/02/19: In this photo illustration a Microsoft logo seen displayed on a smartphone with stock market values in the background. (Photo Illustration by Omar Marques/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Kompani të tjera teknologjike kanë vepruar njëlloj. Google ngadalësoi punësimin ndërsa Meta ka filluar me largime.

Microsoft ka larguar nga puna qindra punonjës në disa divizione të kompanisë sipas Axios duke u bërë lojtari i radhës i teknologjisë me largime masive nga puna për shkak të gjendjes të ekonomisë botërore.

Edhe pse gjiganti i teknologjisë nuk dha detaje apo sa njerëz janë prekur, Axios tha se besohet të jenë afro 1 mijë.

Largimet nga puna janë bërë në divizionet e pajisjeve, Xbox dhe ekipeve ligjore. Disa prej tyre ishin punonjës veteranë në kompani.

Shenjat e para për këtë lëvizje të madhe Microsoft i tregoi në fillim të vitit kur ngadalësoi punësimin për ekipet e Windows, Office dhe Teams. Në Korrik tha se kishte larguar më pak se 1% të fuqisë punëtore, afro 1800 nga 180 mijë punonjës që numëron.

Kompani të tjera teknologjike kanë vepruar njëlloj. Google ngadalësoi punësimin ndërsa Meta ka filluar me largime. /CIO Albanian