Microsoft ndryshon ngjyrën e ekranit blu të vdekjes

Microsoft prezantoi BSOD për herë të parë në Windows 3.0 duke ju ofruar një mundësi profesionistëve IT dhe personelit të suportit të kuptojnë çfarë nuk shkon me kompjuterin.

Microsoft ka vendosur të ndryshojë të famshmin Ekranin Blu të Vdekjes (BSOD) në ngjyrë të zezë në Windows 11.

Gjiganti i softuerit nisi testimin e dizajnit të ri në versionet eksperimentale të Windows 11 edhe pse nuk është aktivizuar ende.

Ndryshimi vjen për tu përshtatur ndërfaqes së re të zezë të fikjes dhe ndezjes së kompjuterit. Është ndryshimi i parë madhor në BSOD që kur Microsoft shtoi një emoji të fytyrës së trishtuar në Windows 8 në 2012 dhe kodet QR në 2016-ën.

Microsoft prezantoi BSOD për herë të parë në Windows 3.0 duke ju ofruar një mundësi profesionistëve IT dhe personelit të suportit të kuptojnë çfarë nuk shkon me kompjuterin.

Një BSOD vjen si rezultat i një gabimi në kernelin e Microsoft dhe përmban informacione për të kuptuar çfarë e ka shkaktuar. /PCWorld