Microsoft pranon se përditësimi i fundit i Windows 11-ës ka degraduar performancën në video lojëra

Microsoft rekomandon përdoruesit që të mos përditësojnë manualisht. Për ata që tashmë e kanë instaluar e vetmja zgjidhje është rikthimi tek një version më i vjetër.

Përditësimi i 2022 në Windows 11 ka filluar të lançohet në 190 vende të botës në Shtator duke sjellë disa përmirësime në sistemin operativ më të fundit të Microsoft.

Siç ndodh përherë me përditësimet, ato përveç të rejave sjellin edhe probleme.

Ka pasur raportime të shumta se 22H2 po shkakton probleme me performancën e video lojërave ose ekrane blu të vdekjes. Probleme me G-Sync, me audio dhe nuk është vetëm Nvidia që po e pëson.

Kjo e fundit reagoi me shpejtësi duke përditësuar aplikacionin GeForce Experience për të adresuar problemet me performancën. Tashmë mbi një muaj ka kaluar dhe Microsoft ka pranuar problemet.

Kompania shpjegoi se përditësimi i Windows ka sjellë probleme me lojëra dhe aplikacione. Në përgjigje të këtij zbulimi ka ndërprerë lançimin e 22H2 për pajisjet që beson se preken nga problemet e performancës.

Microsoft rekomandon përdoruesit që të mos përditësojnë manualisht. Për ata që tashmë e kanë instaluar e vetmja zgjidhje është rikthimi tek një version më i vjetër.

Kompania ka listuar problemet që përdoruesit kanë hasur në uebsajtin e saj. /PCWorld Albanian