Microsoft unifikon eksperiencën në aplikacionin OneNote

Aktualisht janë dy versione të aplikacionit që njerëzit mund të përdorin: OneNote i instaluar me Office dhe OneNote për Windows i disponueshëm në Microsoft Store.

Në 12 muajt e ardhshëm Microsoft do të lëshojë një seri përditësimesh për aplikacionin OneNote në Windows me të cilin synon të krijojë një eksperiencë të vetme.

Aktualisht janë dy versione të aplikacionit që njerëzit mund të përdorin: OneNote i instaluar me Office dhe OneNote për Windows i disponueshëm në Microsoft Store.

Microsoft do të përditësojë aplikacionin OneNote me funksionalitete të cilat aktualisht janë të disponueshme vetëm për variantin për Windows 10 së bashku me një rifreskim vizual.

Në fillim kompania kishte dashur të vriste aplikacionin OneNote kur varianti për Windows 10 u bë i disponueshëm, por ndryshoi planet duke e përditësuar me disa funksionalitetet versionin që vjen me Office.

Ata që përdorin OneNote në Office nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të presin. Të tjerët që përdorin OneNote për Windows 10 duhet të presin për një ftesë që të përditësojnë variantin Office.

Microsoft do të përditësojë aplikacionet në gjysmën e dytë të 2022. /PCWorld Albanian