Microsoft zbulon të ardhmen e Xbox më 15 Shkurt

Evenimenti do të mbahet ditën e Enjte më 15 Shkurt.

Pas disa javësh spekulime për disa titujt ekskluziv të Xbox që po vinë në PS5 dhe Nintendo Switch, Microsoft ka vendosur të diskutojë për vizionin për të ardhmen të Xbox në një eveniment në fund të javës.

Evenimenti do të mbahet ditën e Enjte më 15 Shkurt. Disa spekulime të javëve të fundit sugjerojnë se Hi-Fi Rush, Sea of Thieves e madje titujt të Bethesda si Starfield dhe Indiana Jones mund të shfaqen në platformat e tjera rivale.

Vetë Microsoft nuk i ka adresuar këto spekulime, por duket se nuk i kanë shpëtuar CEO-s së Microsoft Gaming Phil Spencer. “Ju kemi dëgjuar,” tha Spencer përpara se të njoftonte evenimentin që do të mbahet në formën e një podkasti.

Microsoft konfirmoi se këtij podkasti krahas Spencer do ti bashkohen edhe presidentja e Xbox Sarah Bond dhe shefi i Xbox Studios Matt Booty.

Sipas spekulimeve, Starfield dhe Indianna Jones do të debutojnë në PS5.