Mijëra qytetarë falën namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht masave të rrepta ushtarake të vendosura nga autoritetet izraelite për kufizimin e hyrjes në xhami.
Burime lokale bënë të ditur se forcat izraelite penguan mbërritjen e besimtarëve në Al-Aksa për kryerjen e faljes. Gjatë këtyre masave, u arrestua ish-i burgosuri nga Jerusalemi, Imad Al-Abbasi, në zonën e Portës Al-Silsila, një nga hyrjet e xhamisë.
Forcat izraelite vazhdojnë të vendosin kufizime të rrepta ndaj hyrjes së besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa, veçanërisht ditëve të premte.
Autoritetet izraelite u ndalojnë mijëra qytetarëve nga krahinat e Bregut Perëndimor të hyjnë në Jerusalem për të falur namazin në Al-Aksa, duke kërkuar leje të posaçme për kalimin e pikave të kontrollit ushtarake që rrethojnë qytetin e shenjtë.
Që nga fillimi i agresionit të gjerë izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, në tetor të vitit 2023, forcat izraelite kanë ashpërsuar masat në portat e Xhamisë Al-Aksa dhe hyrjet e Qytetit të Vjetër. /mesazhi








