Mijëra emigrantë notojnë nga Maroku në portin spanjoll Ceuta – VIDEO

Rreth 5,000 emigrantë kaluan nga Maroku në enklavën verio-afrikane spanjolle të Ceutas, sipas një zëdhënësi të qeverisë spanjolle.

Të dëshpëruar për të arritur në Evropë, ata notuan ose kaluan përtej kufirit. Një person u mbyt ndërsa po përpiqej të bënte kalimin. Të paktën 1.000 prej tyre besohet të jenë të mitur.

Një numër rekord emigrantësh bënë kalimin të hënën, pas raporteve që patrullat kufitare marokene kanë liruar masat në kufi.

Kjo dyshohet se është pjesë e një proteste diplomatike, pasi Spanja pranoi drejtuesin e Lëvizjes Ilegale Polisario, Brahim Ghali, për trajtim për COVID-19 në një spital Spanjoll./mesazhi.com