Mijëra njerëz në kryeqytetin venezuelas Karakas kanë dalë në rrugë për të shprehur mbështetje për presidentin Nicolas Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, pas një operacioni ushtarak amerikan që i arrestoi ata, raporton Anadolu.
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Maduros dhe Zonjës së Parë përmes sloganeve dhe pankartave teksa mbushën rrugët. Ata theksuan mbështetjen e tyre për Maduron dhe qeverinë aktuale.
Maduro dhe Flores u kapën një një operacion nga forcat amerikane herët në mëngjesin e 3 janarit dhe më pas u nxorën nga vendi dhe u drejtuan për në New York, ku u gjykuan në një seancë fillestare gjyqësore mbi akuzat për drogë dhe armë. Të hënën, ata mohuan të gjitha akuzat ndaj tyre.







