Milaim Zekës i hiqet arresti shtëpiak, i caktohet masë tjetër

Deputetit të Nismës, Milaim Zekës i është hequr masa e arrestit shtëpiak kurse i është caktuar masa e lajmërimit në stacionin policor dy herë në javë.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij Gazmend Halilaj, raporton KTV.

Halilaj ka njoftuar se klientit të tij i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe i është caktuar masa e re, ajo e lajmërimit në stacionin më të afërt policor dy herë në javë.