Milani ndalet në barazim

Milani nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Atalantas.

Milani barazoi 1:1 me Atalantan në “San Siro” të dielën.

Ky duel i takoi javës së 26-të të Serie A italiane. Milani kaloi në epërsi me golin e shënuar në minutën e tretë nga Rafael Leao.

Por, tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Atalanta barazoi shifrat në 1:1.

Golin nga penalltia e shënoi Teun Koopmeiners. Milani mbetet në vendin e tretë me 53 pikë, kurse Atalanta është në pozitën e pestë me 46 pikë.

Për Atalantan deri në fund të takimit luajti Berat Gjimshiti.