Milani vetëm barazim me Porton, shpresat për të kaluar tutje janë të vogla

Milani ka barazuar me Porton me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Portugezët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e parë me Evanilson, por që topi i goditur nga ai shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 6-të, Porto gjeti golin, ku Marko Grujic pasoi te Luiz Diaz, i cili ishte i saktë për 0-1.

Porto pas golit kishte dhe dy raste të tjera shumë të mira me Grujic, por që nuk gjeti rrjetën.

Milani rastin e vetëm të mirë në pjesën e parë e kishte në minutën e 34-të, por goditja e Olivier Giroud nuk qëlloi cakun.

Milani i vetëdijshëm që duhej të fitonte, në pjesën e dytë ishte më i rrezikshëm.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 61-të, kur Mbemba shënoi në portën e tij për 1-1.

Milani ka mundur ta fitojë takimin, kur Ibrahimovic shënoi në minutën e 83-të, por goli u cilësua si pozitë jashtë loje.

Kuqezinjtë me vetëm një pikë pas katër ndeshjes, ka pak gjasa që të kalojë tutje, ndërsa Porto tani ka 5 pikë dhe është e dyta