Milot Rashica në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Skuadra e Galatasarayt arriti fitore të madhe mbrëmë në javën e parafundit të Superligës së Turqisë kundër Ankaragucu me rezultatin 1 me 4.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica bëri një asist fantastik në golin e parë të shënuar në këtë takim, me anë të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, shkruan Lajmi.net

Për shkak të paraqitjes së mirë mbrëmë, futbollisti “dardan” është futur në formacionin më të mirë të javës në Superligë.

Kujtojmë që me fitore mbrëmë, skuadra e Galatasarayt festoi edhe titullin kampion për sezonin 2022/23. Dhe ky ishte titulli i tij i tretë në karrierën e lojtarit nga Kosova. Përveç me Galatan, Rashica fitoi titull edhe me ekipet si: Vitesse dhe Vushtrria./Lajmi.net/