Mini Cooper i ri shihet i pa maskuar në rrugët e Los Angeles

Bazuar në imazhet e mëparshme të kapura nga njerëzit, dihet se gjenerata e ardhshme e Mini Cooper nuk do të jetë ndryshe nga forma e tij e njohur.

Tani nuk spekulohet për atë se çka fshihet brenda kamuflazhit, pasi imazhet e siguruara së fundmi nuk i lënë vend imagjinatës, transmeton Telegrafi.

Ky është Mini Cooper i ri në version elektirk, që besohet të jetë një model SE.

Imazhet që u siguruan nga Motor 1 në Los Angeles tregonin Mini-n blu që me sa duket përdorej për sesion fotografik.

Në një imazh shihet Mini Cooper dhe mbrapa tij me një aparat fotografik qëndron një Porsche Cayenne. Një tjetër kap Cooper-in në trafik duke ndjekur një SUV të errësuar.

Përmes gjithë kësaj, nuk shihet asnjë maskim, madje as mbulim të distinktivëve. Në këtë pikë, mbetet vetëm që Mini ta zyrtarizojë.

Ndërsa forma e përgjithshme njihet menjëherë si Mini, ka ndryshime të dukshme në versionin e gjeneratës tjetër.