Ministrat e rajonit mblidhen për mëngjes në Slloveni, aty është edhe Donika Gërvalla

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla dhe ai maqedonas, Bujar Osmani po marrin pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Kryediplomati maqedonas, Osmani ka publikuar foto nga Bledi i Sllovenisë dhe ka informuar se në fokus është integrimi evropian i vendeve të rajonit si përcaktim strategjik dhe synim i politikës së jashtme.

‘’Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, mëngjes pune organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schëartz, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner. Në fokus: Integrimi evropian i vendeve të rajonit si përcaktim strategjik dhe synim i politikës së jashtme’’, ka shkruar Osmani.

Theksojmë se sot Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donik Gërvalla do të marrë pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor: ‘’Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë”,ku do të përballët me homologun e saj serb, Ivica Daçiq.