Ministri german i Shëndetësisë paralajmëron për një variant “vrasës” të Covid-19

Ndërsa numri i infektimeve me Covid në Gjermani vazhdon të ulet – Ministri federal i Shëndetësisë paralajmëron për mutacione të reja të rrezikshme.

Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona. Sipas tij “varianti omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe do të ishte një variant ‘killer’ absolut.” Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet omicron.

Ndërkohë duket se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve me virusin korona në shkallë vendi ka vijuar të ulet. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën e kaluar ka pasur 834.3 infeksione të reja për 100,000 banorë. Për krahasim: një ditë më parë vlera ishte 876.5 dhe dy javë më parë ishte 1097.9. /dw