Ministri i Jashtëm norvegjez bën thirrje për “rritje radikale të përpjekjeve humanitare” në Gaza

Espen Barth Eide

Duke folur në takimin e KS të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme, Espen Barth Eide përsëriti thirrjen e Norvegjisë për një “armëpushim humanitar të qëndrueshëm” në Gaza.

Lidhur me përpjekjet humanitare, ministri i jashtëm norvegjez tha: “Ne nuk mund të numërojmë vetëm kamionët”.

“Ne bëjmë thirrje për një rritje radikale të përpjekjeve humanitare, jo vetëm vëllime,” tha ai. “Ne gjithashtu duhet të shikojmë përmbajtjen, efikasitetin, aksesin [e ndihmës humanitare] në të gjithë territorin e Gazës. Dhe ne duhet të përmirësojmë koordinimin.”

Eide bëri thirrje gjithashtu për një “rrugë politike” drejt shtetësisë palestineze.

“Norvegjia njeh të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për të pasur shtetin e tij. Jo vetëm në teori, por edhe në praktikë”, tha ai.