Ministri Ismaili dhe Majlinda Kelmendi do vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Sportive

Në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të mërkuren e nesërme do të vihet gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe sportistë të tjerë të të gjitha sporteve, njofton Klan Kosova.

Ngjarja: Gurë-themeli i Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.