Ministri ukrainas: Lufta mund të mbarojë në fund të vitit

Oleksiy Reznikov

Ministri ukrainas i Mbrojtjes është shprehur se është e mundur që lufta me Rusinë të mbarojë në fund të këtij viti. Oleksiy Reznikov i bëri këto deklarata nga një forum ndërkombëtar sigurie.

“Rusia vijon të përpiqet që të pushtojë të gjithë shtetin tonë. Aktualisht është e pamundur që të parashikojmë fundin e luftës, por sipas parashikimeve të mia optimiste është e mundur që të jetë në fund të këtij viti”, tha Reznikov.

Megjithatë, Reznikov, paralajmëroi se derisa forcat ruse të përzihen nga Ukraina, edhe vende të tjera janë në rrezik.

“Të tjerët në radhë janë Polonia, vendet Baltike, Sllovakia, dhe të tjerat. Kjo është arsyeja pse duhet që të ndalojmë Rusinë dhe ta kufizojmë në të ardhmen”, u shpreh ministri.

Paralajmërimi i tij u bë pasi presidenti francez Emmanuel Macron u kritikua sepse tha që Moska nuk duhet të poshtërohet në lidhje me pushtimin ndaj fqinjit të saj.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne mund të ndërtojmë një platformë daljeje nga kriza me mjete diplomatike”, tha presidenti francez për një gazetë.

Nga ana tjetër u përgjigj ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili tha se “Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë”. /tvklan