Miratohet Strategjia për Sundimin e Ligjit

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit.

Strategjia për Sundimin e Ligjit përmban katër objektiva strategjike:

1) fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë;
2) fuqizimi i drejtësisë penale;
3) fuqizimi i qasjes në drejtësi; dhe
4) fuqizimi i luftës anti-korrupsion.

Plani i Veprimit i Strategjisë, në anën tjetër, parasheh aktivitete të ndryshme për institucionet e përfshira gjatë tre viteve të ardhshme, me vizion për kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Investimi në sundim të ligjit është investim në zhvillim ekonomik dhe në zhvillim të përgjithshëm shoqëror.

Strategjia është zhvilluar në bashkëpunim me partnerët kyç të sektorit: KGjK-në, KPK-në, Akademinë e Drejtësisë, MPB-në, Agjencinë Kundër Korrupsion, Policinë e Kosovës si dhe institucionet tjera vendore duke përfshirë këtu edhe organizatat e shoqërisë civile.
Për më tepër, ajo ka qenë e pamundur të zhvillohej pa përkrahjen e Bashkimit Evropian, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Britanike, me të cilat do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirëfilltë edhe për zbatimin e Strategjisë.