Mirë së erdhe në Islam motër Medina

Mirë së erdhe në Islam motër Medina.
Bukuria dhe vërtetësia e fesë Islame është ajo që rezaton dhe ndriçon zemrat e atyre që dëshirojnë ta njohin të vërtetën ku dita ditës jemi dëshmitarë se numri i muslimanëve shtohet nga motrat dhe vllezërit tanë që me vetëdëshirë e pranojnë islamin.

Sot në xhaminë tonë MESXHIDI AKSA Leverkusen pranoi Islamin pranë imamit Hoxhë Hasan Baftijari një vajzë Gjermane e quajtur Lisa Golmer.
Pasi Imami i shpjegoi rreth Islamit, u diskutua gjerë e gjatë rreth fesë islame dhe pasiqë u konstatua së me bindje dëshiron ta pranojë Islamin dhe pa imponim motra shqiptoi shehadetin-deklaraten Islame duke u bërë muslimane.
Tani e tutje Lisa dëshiron të quhet Medina.
Allahu e forcoftë, Medinën në Islam!

Nga: Xhamia-Moschee Mesxhidi Aksa Leverkusen