Mirupafshim VW Beetle!

Volkswagen do të ndalojë së prodhurari modelin e famshëm “Beetles”, duke i dhënë kështu fund një prej makinave më të dashura në botë.

Kompania gjermane do të prezantojë dy edicionet e veçanta të automjetit para se të ndalojë modelin në muajin korrik.

Beetle është e njohur për formën dalluese të lakuar dhe dritat e rrumbullakëta. Tani, VW ka për t’u fokusuar në prodhimin e makinave elektrike dhe automjeteve më të mëdha familjare.

Kompania nuk ka përjashtuar risjelljen e Beetle në të ardhmen, por thotë se nuk ka plane të tilla tani për tani. /MESAZHI/