Mjeku emergjent James Smith, i cili ka kaluar disa javë duke punuar si vullnetar në Gaza, ka përshkruar sulmet e vazhdueshme izraelite në enklavë si një akt të “barbarisë së thellë”.
Në një intervistë për Al Jazeerën nga Londra, Smith tha se kolegët e tij në Khan Younis, Deir el-Balah dhe Nuseirat po raportojnë një rritje të madhe të rasteve me plagë nga armët zjarri, sidomos pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës.
“Çdo pacient me plagë të tilla do të ketë nevojë për kujdes afatgjatë rehabilitues,” u shpreh ai.
Sipas Smith, spitalet në Gaza po përballen çdo ditë me jo vetëm një, por deri në dhjetë incidente të ndryshme me viktima masive, gjë që e bën pothuajse të pamundur ofrimin e trajtimit rehabilitues për të plagosurit.
Ai e cilësoi këtë situatë si një përshkallëzim të dhunës së Izraelit, që po ndikon drejtpërdrejt në mbijetesën dhe shërimin afatgjatë të popullsisë civile palestineze.





