Mjerë për një komb ku shtohen sektet,
e pakësohet feja.
Mjerë për një komb që vishet me atë që nuk e end,
që ha atë që nuk e mbjell,
dhe pi atë që nuk e shtrydh.
Mjerë për një komb që tiranin e quan hero,
e pushtuesin që e poshtëron
e quan mëshirues.
Mjerë për një komb që zërin e ngre vetëm kur përcjell të vdekurin,
që nuk krenohet veçse me rrënojat,
dhe nuk ngrihet veçse atëherë
kur qafa i ndodhet mes shpatës dhe gijotinës.
Mjerë për një komb
udhëheqësi i të cilit është dhelpër,
filozofi sharlatan,
dhe arti i të cilit është vetëm
arnimi dhe imitimi.
Mjerë për një komb
që sundimtarin e pret me duartrokitje e daulle,
e përcjell me fishkëllima,
për të pritur tjetrin
përsëri me duartrokitje e trumbeta.
Mjerë për një komb
të urtët e të cilit heshtin nën peshën e viteve,
ndërsa burrat e tij të fortë
ende flenë në djep.
Mjerë për një komb të ndarë në copa,
ku çdo copë e quan veten
një komb më vete.
——
Xhibran Khalil Xhibran
Hoxhë Vladimir Kera







