Ballina Artikuj Paradoksi i Hagës

Paradoksi i Hagës

Hoxhë Justinian Topulli

Gjykata e Hagës, për luftën në Kosovë dënoi 6 zyrtarë serbë për dy akuza:
Krime kundër Njerëzimit dhe Krime Lufte.
Dënimet që u dhanë për ta, varionin nga 14 deri në 22 vjet burg.
Ndërkohë, për ish-krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale dha dënime vetëm për një akuzë, atë për Krime Lufte, me dënime nga 13 deri në 25 vjet burgim! Ndërsa për Krime kundër Njerëzimit i shpalli të pafajshëm.
Pra, edhe pse në atë që është e dukshme, zyrtarët serbë u shpallën fajtorë për më shumë akuza dhe shqiptarët për më pak, dënimet për shqiptarët, në veçanti për Thaçin dhe Krasniqin, janë më të rënda sesa për serbët!
Akuza për Krime kundër Njerëzimit është më e rëndë ligjërisht dhe moralisht sesa ajo për Krime Lufte, e megjithatë shqiptarët dënohen më shumë, edhe pse u shpallën të pafajshëm për akuzën e parë!
Pra, Pavkoviqi dhe Lukiqi që udhëhoqën ushtrinë dhe policinë e një shteti agresor për të fshirë nga faqja e dheut një popull të tërë, dënohen me 20 e 22 vite. Thaçi e Krasniqi që u mbrojtën nëpër male pa pasur as linja telefoni funksionale, dënohen me 25 vite!
Me sa duket, krimi më i madh në këtë shekull nuk është të kryesh spastrim etnik me tanke, por të fitosh luftën kundër tyre dhe t’u prishësh rehatinë burokratëve të Evropës.
Sa kushton një gram drejtësie sot në Hagë?

Hoxhë Justinian Topulli