“Më mahnit njeriu i lirë; ai që i peshon fjalët në peshoren e ndërgjegjes, e vendos veten në vendin e tjetrit përpara se të gjykojë, pason të vërtetën edhe nëse janë të paktë përkrahësit e saj dhe braktis të kotën edhe nëse janë të shumtë pasuesit e saj.
Nuk blihet për asnjë interes, nuk e ndryshon qëndrimin për asnjë përfitim dhe nuk rrëzohet nga asnjë kundërshtar.
Nëse premton, e mban fjalën; dhe nëse ka mendim ndryshe, mban drejtësinë.
Nuk i bën lajka asnjë të forti, nuk ia tregon forcën asnjë të dobëti dhe nuk kamuflohet në kërkim të pranimit.
Pasuria e tij është vetvetja, krenarinë e ka në nderin e tij dhe vlerën e ka në qëndrueshmërinë e tij.
Ky është ai për të cilin thuhet: Nuk ka si ai!”
───
Shejkh Muhamed El-Gazali








