Ballina Artikuj Ajo që kishim frikë ndodhi…

Ajo që kishim frikë ndodhi…

Redi Shehu

Ajo që kishim frikë, nga informacionet paraprake, ndodhi. Nuk kishim forcën ta pohonim paraprakisht me shpresën se do të ishte gënjeshtër. Por jo, ajo ndodhi. Vendimi i Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëve të lëvizjes çlirimtare dhe të rezistencës është ekzekutim moral i pavarësisë së Kosovës nga qarqe shqiptarofobe, serbofile, islamofobe, që nuk e kanë dashur kurrë një shtet të ri shqiptar në tokën e vet në mes të Evropës.
Çfarë drejtësie është kjo kur udhëheqësit tanë dënohen për vepra çlirimtare dhe kur lidershipi cionist me gjenocid të dokumentuar, shëtit lirshëm dhe krenar? Po çfarë gjykimi është ky kur rezistenca ndaj pushtuesit quhet krim lufte dhe gjenocidi diku tjetër quhet e drejtë për të ekzistuar?
​Çfarë gjykate është kjo kur vendimi dihej në qarqet politike ndërkombëtare para se të merrej ai? Ky vendim nuk është i rëndë vetëm për katër heronjtë tanë, është i rëndë për të gjithë ne sepse ai paralajmëron një revansh serb dhe shqiptarofob ndaj vetë Kosovës dhe statusit të saj. Nëse në Kosovë ka mbetur ndonjë politikan i përgjegjshëm, duhet të veprojë sa më shpejt drejt një pajtimi kombëtar drejt një “pakti vetëmbrojtjeje” për t’i bërë ballë asaj që mund të vijë. Nëse ne fituam luftën konvencionale, tani ka mbetur të fitojmë luftën morale së pari me veten tonë. Nuk është koha për inate politike, është koha për një digë kombëtare ndaj padrejtësisë.

Redi Shehu