MKRS ka financuar “DOKUFEST-in” jashtligjshëm me 100 mijë euro

Duhet t’i tregoj dikush qeveritarëve tanë që ka mjaftushëm vend ku të shpenzohet buxheti i shtetit në mënyrë të ligjshme.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka financuar “DOKUFEST-in” jashtligjshëm me 100.000.00€
“DOKUFEST-i” për të njejtin aktivitet është shpallur fituese dy herë , njëherë nga Komuna e Prizrenit, pas disa muajve dhe nga MKRS.
Ligji thotë se: (Nuk mund të kualifikohesh për të fituar subvencione nëse ke pranuar mjete financiare nga burimet të tjera të financimit për të njejtin aktivitet).
Ky aktivitet duhet të anulohet. Përveç që është vendim i jashtligjeshëm dhe dëmton buxhetin e shtetit, është dhe poshtrues dhe fyes për të gjithë ne, që nga hapja e këtij edicioni. Shto këtu edhe prezencën e fëmijëve në atë “festival”.
Prindërit duhet t’i mbajn larg fëmijet e tyre nga ky lloj festivali sepse është e qartë çfarë po synohet.
Por çfarë është tejet e çuditshme, financimi i ushtrisë së djajve me kaq lehtësi nga të gjitha anët!
Mos na vdekt turpi sepse kemi mbaruar!

Nga: Adelina Nishori