Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman

Pininfarina ka krijuar një linjë të re veturash ultra-ekskluzive që frymëzohen nga Batman.

Bëhet e ditur se dy modelet e reja B95 dhe Battista shfaqin dizajne të përshtatura për t’ju bërë të ndiheni si heroi i filmave.

Marka ka krijuar dy lloje veshjesh për veturat e saj: Gotham dhe Dark Kinght.

Pininfarina ka ndriçuar logon e saj ikonike te modelet e reja të cilat fuqizohen nga katër motorë elektrikë me 1,900 kuaj fuqi dhe nga një bateri litium-jon.

B95 dhe Battista arrijnë një shpejtësi prej 99 km/h në më pak se dy sekonda.

Siç raportohet, çmimi për një Battista fillon me 2.2 milionë dollarë ndërsa B95 4.8 milionë dollarë.