Modeli i ri i inteligjencës artificiale të Google vjen në Android

Duke qenë se ky model operon direkt në pajisje, të dhënat e ndjeshme nuk do të largohen nga telefoni si dhe do të mund të përdoren edhe pa pasur një lidhje interneti.

Pixel 8 Pro do të jetë smartfoni i parë Android që fuqizohet nga modeli AI i gjeneratës së re Gemini duke filluar prej ditës së sotme tha kompania.

Gemini Nano, versioni i modeli dizajnuar për të funksionuar në pajisje, do të përdorë procesorin Google Tensor G3 për të ofruar dy funksionalitete për Pixel 8 Pro siç janë “Summarize Recorder” dhe “Smart Reply” në Gboard.

Duke qenë se ky model operon direkt në pajisje, të dhënat e ndjeshme nuk do të largohen nga telefoni si dhe do të mund të përdoren edhe pa pasur një lidhje interneti.

Gemini Nano është versioni më efikas i modelit të ri AI të Google dizajnuar për të operuar në pajisje si smartfonët. Me lançimin e tij do të jetë i disponueshëm në aplikacionin Recorder.

Me Gemini Nano përdoruesit do të marrin përmbledhje të regjistrimeve të tyre përmes aplikacionit edhe nëse nuk kanë një lidhje interneti.

Ndërkaq Gboard është aplikacioni tjetër që do të fuqizohet nga Gemini Nano. Këtu do të fuqizojë një funksionalitet quajtur Smart Reply i cili sugjeron fjalën e radhës që mund të thoni gjatë një bisede.

Fillimisht do të funksionojë në aplikacionin WhatsApp por do të zgjerohet tek më shumë aplikacione në 2024 thotë Google.