Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mogherini anulon vizitën zyrtare në Izrael

Mogherini anulon vizitën zyrtare në Izrael

Shefja e politikës së jashtme evropiane Federica Mogherini ka anuluar një vizitë zyrtare në Izrael, e cila ishte caktuar për të dielën, njoftoi të premten mediat izraelite.
Sipas mediave izraelite, Mogherini ishte planifikuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Komiteti Hebrejo-Amerikan (një organizatë pro-izraelite jo-qeveritare) të hënën në Jeruzalem.
“Mogherini anuloi udhëtimin e saj në Izrael pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk pranoi të takohej me të,” tha kanali.
Ai tha se Mogherini kishte kërkuar nga zyra e Netanjahut që të caktonte një takim me të, por kjo e fundit nuk u përgjigj.
Channel 2 citoi një burim politik izraelit të ketë thënë se Netanjahu kishte refuzuar të takohej me Mogherini për shkak të “axhendës së tij të plotë”.
Burimi tha se “Netanjahu në fakt e anuloi takimin e tij me ministrin e jashtëm të Bashkimit Evropian për shkak të pozitës së saj shumë armiqësore ndaj Izraelit”.
Më 14 maj, SHBA-të zhvendosën ambasadën e Izraelit nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke shkaktuar zemerim  te gjithë bota arabe dhe muslimane. /MESAZHI/