Mohamed Salah i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në sjelljen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Në një video të postuar në X, sulmuesi egjiptian i futbollit të Liverpool tha se “ndihma humanitare për Gazën duhet të lejohet menjëherë.
“Njerëzit atje janë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin tmerruese. Banorët e Gazës kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”, shtoi ai.
“Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë të bashkohen. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm.”
“Njerëzimi duhet të mbizotërojë.”

