Moise Kean prezantohet te skuadra e re

Everton ka nënshkruar zyrtarisht me Moise Kean nga Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare, me vlerë 30 milionë euro plus bonuse.

Raportohet gjerësisht se nga marrëveshja Juventus do fitojë 30 milionë euro plus deri në 10 mln në rast se arrihen pikat e parashikuara në kontratë.

Edhe pse nuk ka asnjë mundësi ri-blerjeje të përfshirë në kontratë, Juves do t’i jepet mundësia që të përputhet me çdo ofertë nëse Everton shet Kean në të ardhmen, përcjell lajmi.net.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që vesh fanellën e Everton. Unë do të jap më të mirën për këtë ekip”, tha Kean për EvertonTv.

“Unë kam qenë i bindur të nënshkruaj sepse Everton është një klub që mendon për të ardhmen dhe kështu jam unë”.

”E di për madhështinë e klubit. Ka ambicie të mëdha dhe unë do të punoj shumë për ta ndihmuar të përmbushim atë që duam të arrijmë”, ishin fjalët e para të italianit si lojtar i Everton.