Monitori gaming 57-inç Predator Z57 i Acer mund të luajë dy lojëra në të njëjtën kohë

Duke qenë se ka dy porta HDMI 2.1 që funksionojnë me PlayStation 5 dhe Xbox Series X, përdoruesit mund të luajnë dy lojëra në të njëjtën kohë.

Në CES 2024 Acer prezantoi disa produkte të reja përfshirë një monitor 57-inç me një kurbë e dizajnuar për të rritur fushëpamjen dhe të “zhysë” përdoruesit më tepër në video lojën e preferuar.

Predar Z57 ka rezolucion Dual UHD – 7680×2160 piksel – me frekuencë 120Hz dhe raport 32:9. Është një monitor MiniLED që Acer thotë se mund të arrijë ndriçim deri në 1000-nits, të prodhojë ngjyra tejet të sakta, të maksimizojë dritën dhe kontrastin e errët për pamje më reale.

Duke qenë se ka dy porta HDMI 2.1 që funksionojnë me PlayStation 5 dhe Xbox Series X, përdoruesit mund të luajnë dy lojëra në të njëjtën kohë.

Predator Z57 do të shitet për 2400 euro në Europë dhe 2500 dollarë në SHBA. Krahas tij Acer prezantoi edhe modelin 34-inç 900 dollarësh Predtar X34 V3 po me ekran MiniLED por QHD 21:9 dhe rezolucion 3440×1440 piksel. Ka një frekuencë 180Hz dhe del në shitje në tre mujorin e dytë të 2024.