Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë planifikojnë të udhëtojnë në Kiev për një mision të BE-së për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Vizita e nivelit të lartë u koordinua me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Njoftimi për udhëtimin e kryeministrit polak Mateusz Morawiecki, kryeministrit çek Petr Fiala dhe kryeministrit slloven Janez Jansa erdhi mes lajmeve për sulme të reja ruse në kryeqytetin ukrainas.
Polonia tha se zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski do të ishte gjithashtu mes delegacionit.
Përveç anëtarësimit të BE-së, të tre vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s. /atsh








