Mos e urreni të kaluaren e juaj!

Prof. ass. dr. Musa Vila

Kurani thotë: “Ashtu që mos të dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Zoti ju ka dhënë…” (El-hadid:23).

✍️- Ajo që ka kaluar, me gjithë dhimbjen, zhgënjimin, durimin, konfuzionin dhe pikëllimin e saj… nuk ishte e kotë.

Ndoshta nuk të dha atë që doje, por të dha atë që të nevojitej:

– Pjekuri që nuk mund të blihet.

– Largpamësi dhe depërtim që nuk mund të mësohet.

– Forcë të padukshme që të mbështet në momente kritike të jetës.

👈- Tani e kupton veten më mirë, je më i vetëdijshëm për ata përreth teje dhe je më i aftë të dallosh midis atyre që meritojnë të qëndrojnë me ty dhe atyre që duhet të lihen pas.

Ajo që ka kaluar të ka mësuar të mos mbështetesh te askush më shumë se te vetja, dhe se Zoti nuk do të të braktisë edhe nëse të gjithë të tjerët të braktisin.

👈- Të ka mësuar se një plagë nuk të vret, por përkundrazi të riformëson nga brenda.

Prandaj mos pyet: “Pse më ndodhi kjo mua?”

Sepse çdo dhimbje mbart një mesazh, dhe çdo humbje mban një dhuratë të fshehur që nuk mund ta shihje në mes të shpresave të tua.

👈- Ngjarjet nuk vijnë për të na thyer, por për të na riformësuar në diçka më të fortë dhe më të pastër. Nuk e shuajnë dritën brenda nesh, por përkundrazi e pastron atë nga papastërtitë e arrogancës dhe varësisë nga të tjerët.

Mbani mend… se Zoti nuk na furnizon apo nuk na ushqen vetëm përmes lehtësisë, por edhe përmes sprovave dhe vështërsisë.

Ai nuk ju mëson vetëm përmes bekimeve, por përmes vështirësive që ju hapin sytë ndaj asaj që nuk mund ta kuptonit përveçse përmes dhimbjes.

👈- Gjithçka që ju ka ndodhur ishte pjesë e një plani më të madh… një plan me të cilin Zoti kishte për qëllim të piqte shpirtin tuaj, të pastronte zemrën tuaj dhe të zbulonte veten tuaj të vërtetë.

Prandaj mos e mallkoni të kaluarën dhe mos u pendoni për udhëtimin që e kishit, shikoni para dhe mbështetnju Zotit.

👈- Ajo që humbët nuk ishte kurrë e destinuar për ju, dhe ajo që mbetet është mbështetja me të cilën do ta përfundoni udhëtimin tuaj.

Thuaj kah të sillesh; Falenderoj dhe Lavdi Zotit për atë që ishte, për atë që është dhe për atë që do të jetë.

Pastaj vazhdoni me hapa të sigurt… sepse Zoti i djeshëm që ju shpëtoi është Zoti i nesërm që ju pret dhe ju dhuron mirësi, shëndet, paqe dhe lumturi. Kurani thotë: “Zoti yt do të jep në të ardhmen (gjëra), e ti do të jesh shumë i kënaqur.” (Ed-duha:5)

Prof. ass. dr. Musa Vila